All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rrihet gazetari turk, njihet si kritik i Erdogan

Rrihet gazetari turk, njihet si kritik i Erdogan
All - Paragraf - 1

Gazetari Yavuz Selim Demirag, i njohur si kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është rrahur në rrethana të paqarta nga një grup agresorësh.

All - Paragraf - 3

Mediat turke raportojnë se Demirag është goditur me shkopinj bejsbolli. Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i sulmit ndaj tij, ndërsa policia nuk ka arrestuar asnjë person si autor të dyshuar.

Incidenti ndodhi në një kohë që Turqia është përfshirë nga tensione të shumta, për shkak të vendimit të Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të kryebashkiakut në Stamboll dhe për të planifikuar zgjedhje të reja në 23 Qershor.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Erdoganit pretendon se fitorja në Stamboll është marrë me mashtrime, ndërsa opozita thotë se presioni i qeverisë ndaj Komisionit Suprem Zgjedhor është i dukshëm.

Të fundit