Flash News

KRYESORE

#RriNëShtëpi/ Stërvitja e nona Nexhit dhe Armandos është videoja më e bukur që mund të shihni

#RriNëShtëpi/ Stërvitja e nona Nexhit dhe Armandos
Pas mbërritjes në Shqipëri të Koronavirusit, ku deri tani 15 veta janë prekur nga COVID-19 dhe sot një grua 73-vjeçare humbi jetën, të shumtë janë qytetarët që janë izoluar në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit apo prekjen prej tij. Nga nesër, edhe lokalet e baret do të mbyllën në Tiranë dhe Durrës e ndoshta për të vazhduar më tej edhe në qytetet e tjera. Ndërkohë clube-t dhe palestrat janë mbyllur që para dy ditësh. Në këto kushte, shumë punonjës që e kanë punën të lidhur me kompjuterin po punojnë nga shtëpitë, ndërsa të tjerë improvizojnë në kushte shtëpie. Kështu ka bërë dhe trajneri personal, Armando Hidi, i cili ka shumë klientë që i stërvit çdo ditë. Për shkak të mbylljes së palestrave, Armando ka qenë aktiv sot me video të shkurtra duke ilustruar se si mund të stërvitemi në shtëpi. Por më e bukura sigurisht është me Nona Nexhin, gjyshen e tij 86-vjeçare e cila jo vetëm e adhuron nipin e saj, por është dhe personazh në profilin e tij në Instagram. Në videon e postuar nga Armando, i shohim duke u stërvitur me gjyshen e tij, e cila pavarësisht moshës, i ka bërë lëvizjet sinkron me Armandon. Ky është dhe një mesazh i mirë se si në këtë kohë të vështirë për gjithë botën e jo vetëm për popullin shqiptar, mund ta shfrytëzojmë duke kaluar kohë të çmuar me familjen. Duke qëndruar në shtëpi këto ditë, jo vetëm mbroni veten dhe të tjerët por është momenti të vlerësoni e të çmoni ata që keni në familje. #RriNëShtëpi Lexo edhe: Filozofi që ndërroi profesion, Armando Hidi trajneri që ndryshon jetën e njerëzve

Të fundit