Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Po cënohet produktiviteti i kapitalit njerëzor nga cilësia e dobët e jetesës, e cila gjatë dekadës së fundit ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit te fëmijët.
Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT për shëndetin e popullatës zbuloi se gjatë periudhës 2008-2018, anemia te fëmijët e moshës 3-59 muajsh është zgjeruar ndjeshëm nga 17% më 2008 në 25% në 2018.
Anemia krijohet nga nivele të ulëta të hemoglobinës në gjak. Hekuri është një komponent kyç që përbën hemoglobinën dhe mungesa e tij vlerësohet të jetë përgjegjëse për më shumë se 50% të anemisë në rang global.
Shkaqe të tjera e anemisë janë kequshqyerja, infeksionet dhe trashëgimia gjenetike etj. Anemia është një shqetësim serioz për fëmijët, sepse mund të pengojë zhvillimin dhe të rrisë ekspozimin ndaj sëmundjeve, sidomos atyre ngjitëse.
Së fundi, kequshqyerja u gjet shkaktar për një të tretën e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri, dhe barra e kequshqyerjes mbi ekonominë kombëtare mund të arrijë një shifër vjetore prej 100 milionë dollarë ose 0.7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Për çdo dollar të investuar në parandalimin e kequshqyerjes, Shqipëria mund të kursejë 4 dollarë në të ardhmen.
Anemia shkakton pamjaftueshmëri të rruazave të kuqe, të cilat shërbejnë për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Oksigjeni furnizon me energji muskujt dhe organet e tjera të trupit. Mungesa e oksigjenit shkakton dhe lodhjen apo dobësinë trupore.
Anemia shkakton lodhje fizike, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh. Simptomat e anemisë janë lodhja, përgjumja, marramendja, zbehja e lëkurës, mishit të dhëmbëve, thonjve dhe shuplakave, puna e shpejtuar e zemrës, ndjenja e të ftohurit, veçanërisht të ekstremiteteve, pikëllimi, depresioni, çrregullimi i gjumit dhe humbja e oreksit.