Flash News

KRYESORE

Rriten rastet me COVID-19 në Amerikë, mbi 2 milionë të infektuar

Rriten rastet me COVID-19 në Amerikë, mbi 2 milionë të

Numri i rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka tejkaluar 2 milionë. Me mbi 112 mijë viktima të konfirmuara, Amerika është vendi më i prekur në botë nga pandemia e  e koronavirusit.

Sipas një analize të agjencisë Reuters, rastet e reja po rriten lehtë pas pesë javësh rënieje. Shtim të rasteve ka në 21 shtete dhe me gjithë përmirësimet në ato që dikur ishin vatra të pandemisë, të tilla si Nju Jorku, tani po shfaqen pika të nxehta në shtete të tjera, si Arizona, ku rritja e rasteve dhe shtrimeve në spital ka alarmuar zyrtarët në vend.

Rritja e rasteve i atribuohet edhe shtimit të testimeve; me një numër rekord prej mbi 500 mijë testesh më 5 qershor. Protestat masive pa distancim fizik pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Minesota, pritet të sjellin një rritje tjetër të ndjeshme në javët në vazhdim.

Të fundit