Flash News

KRYESORE

Rriten sërish shifrat e COVID-19 në Kosovë, 145 raste të reja dhe 6 viktima

Rriten sërish shifrat e COVID-19 në Kosovë, 145 raste të

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima dhe 145 raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadani, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 145 raste pozitive, 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 171 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5.617 dhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është gjithsej 130 raste, specifikisht persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kujtojmë se një ditë më parë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ishte 103 dhe 6 persona humbën jetën nga ky virus.

Të fundit