Flash News

KRYESORE

Rritet me 20% paga e anëtarëve të vettingut, Gjonaj: Procesi të nisë sa më parë

Rritet me 20% paga e anëtarëve të vettingut, Gjonaj: Procesi

Institucionet e vetingut janë gati të vazhdojnë punën që sot. Qeveria ka vendosur shumën shtesë me 20% të pagesës së anëtarëve të komisioneve të vlerësimit për vettingun. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli sot para mediave ku theksoi se me këtë vendim qeveri tregon angazhimin serioz për këtë reformë dhe se institucionet e reja nuk kanë asnjë pengesë tashmë për të vijuar punën.

“Këshillimi i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për pagesën e shtesë të anëtarëve  të komisioneve të vlerësimit. Shumën shtesë të masës 20% të pagesës së përcaktuar me ligj. Qeveria tregon me këtë vendim angazhimin serioz për këtë reformë. Institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot. Qeveria është e angazhuar që procesi të nisë sa më parë. Mezi pritet edhe nga qytetarët që të japë rezultatet e para.

Tani mbetet të drejtohet nga vetë organet e vettingut vullneti dhe angazhimi për këtë proces”, tha ndër të tjera Gjonaj.

Të fundit