Flash News

KRYESORE

Rritet numri i ‘dezertorëve’, 17 deputetë të LSI-së mund të hyjnë në Parlament

Rritet numri i ‘dezertorëve’, 17 deputetë të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se numri i kandidatëve për deputet të LSI-së që mund të pranojnë mandatin mund të rritet. Sipas saj, shifra e deputetëve mund të shkojë deri në 17-të, megjithatë nuk përmendi ndonjë emër.

“Une skam anjë llojë mesazhi, ju uroj suksese në jetët e tyre, por nuk duhet të harrojnë se do jenë deputetët më jetëshkurtër [te Parlamentit”, deklaroi ajo ne emisionin 'Opinion'.

Në fund, ajo shtoi se nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me Lefter Kokën, deputetin e qarkut të Durrësit që nuk pranoi të dorëzonte mandatin.

“Nuk kam pasur kontradita, kemi pasur komunikim paqësor. Ka qene drejtues i listes se Durresti - eshte vendim i tij”, përfundoi Kryemadhi.

Të fundit