Flash News

KRYESORE

Rritet numri i kontratave për sigurinë e ndërtesave, sa do të jetë kostoja për qytetarët

Rritet numri i kontratave për sigurinë e ndërtesave, sa do

Për të siguruar banesat në Shqipëri pronarët duhet të paguajnë deri në 1 euro për metër katror. Ky përcaktim pritet që të bëhet pjese e ligjit të ri për sigurinë në raste fatkeqësish natyrore.

Ora News raporton se nga të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare rezulton një rritje me 6.18% të numrit të kontratave për sigurimin e ndërtesave nga zjarri dhe forcat e natyrës  në 7 muajt e fundit të këtij viti.

“Nga eksperienca e vendeve të tjera diku është me 1 euro për metër katror, diku është më shumë, diku më pak, por me këto terma diskutohet. Pritet nëse do të kalojë projektligji për tu miratuar. Pjesa më e madhe janë të siguruar kur janë të detyruar nga marrja e një kredie në bankë. Në pak raste i kanë siguruar në mënyrë vullnetare.

Para disa vitesh u diskutua ligji që parashikon sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore, por kjo tashmë ka mbetur pezull për shkak se pati shumë kundërshtime.

Ne i kemi çuar propozimet tona Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti prej një viti i ka dërguar propozimet në Ministrinë  e Drejtësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit të Infrastrukturës për të cilin deri më sot nuk ka ndonjë zhvillim. Çdo qytetar  i interesuar ne lidhje me sigurimin mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri apo përmbytjet” -tha Edvin Libohova në Ora News.

Të fundit