Flash News

KRYESORE

Rritet numri i qytetarëve që e duan Ballkanin Perëndimor në BE

Rritet numri i qytetarëve që e duan Ballkanin Perëndimor në

Në Ballkanin Perëndimor sa vjen edhe rritet numri i qytetarëve të cilët janë pro hyrjes në Bashkimin Evropian. Referuar një hulumtimi të “Barometrit të Ballkanit” të realizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) rezulton se anëtarësimin në Bashkimin Evropian e përkrahin 56 për qind të qytetarëve dhe 64 për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit, Majlinda Bregu tha në Poznan se për herë të parë, pas pesë vjetësh, më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar e përkrahin integrimin evropian të rajonit. Në hulumtimin e vitit 2015, anëtarësimin në BE e kishin përkrahur 42 për qind e qytetarëve, të Ballkanit Perëndimor.

Barometri i Ballkanit është hulumtim i opinionit publik që e kryen RÇ-ja, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat nga qytetarët dhe kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në tematika të tilla si punësimi, tregtia, investimet e korrupsioni.

Aktualisht më pak se gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me situatën ën rajon, 44 për qind, krahasuar me 35 për qind në vitit 2015. Për 60 për qind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, për 47 për qind është situata e përgjithshme ekonomike, ndërsa po shtohet shumë edhe shqetësimi për shkak të korrupsionit.

61 për qind ishin të pakënaqur me përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin, në krahasim me 70 për qind në hulumtimin e mëparshëm. Hulumtimi u krye në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2018.

Të fundit