Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Rritet sërish bilanci në Itali, 24 orët e fundit 743 viktima nga koronavirusi
Bilanci i viktimave në Itali është rritur duke shkuar në 743 në vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total të viktimave në 6.820. Kjo është cilësuar si një rritje e ndjeshme e numrit të vdekjeve në dy ditët e fundit, teksa të hënën ndërruan jetë 602 njerëz me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i çështjeve të konfirmuara në Itali u rrit në 69.176, një rritje prej 8.2%, në përputhje me nivelin e rritjes të së hënës, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile.
Nga të infektuarit në mbarë vendin, 8.326 janë rikuperuar plotësisht, në krahasim me 7,432 një ditë më parë. Rreth 3,396 persona janë në kujdes intensiv.
Rajoni verior i Lombardisë mbetet në një situatë kritike, me gjithsej 4,178 vdekje dhe 30,703 raste. Kjo krahasohet me 3.776 vdekje dhe 28.761 raste të raportuara deri të hënën.