Flash News

KRYESORE

Rritet sërish numri i rasteve të infeksioneve Covid në Shqipëri

Rritet sërish numri i rasteve të infeksioneve Covid në

Rritet sërish numri i të prekurve ne covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 18 raste të reja, duke e çuar në 898 numrin total të të prekurve.

“Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kujtojmë se ditët e fundit janë shënuar nga 4 raste gjatë 24 orëve.

Të fundit