Flash News

KRYESORE

Rriti çmimin e ujit, Erion Veliaj shpërblen UKT-në me një godinë të re

Rriti çmimin e ujit, Erion Veliaj shpërblen UKT-në me një

Një pjesë të të ardhurave të siguruara nga rritja e çmimt të ujit në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur t’i shpenzojë për ndërtimin e godinës së re për ujësjellësin.

UKT ka bërë shpalljen e garës për hartimin e Projekt – Preventivit të zbatimit të objektit të ndërtimit të zyrave qendrore në Tiranë. Vetëm hartimi i projektit do të kushtojë 8 milionë lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është 9 janari i 2019-ës.

Zyrat e reja të UKT-së do të ndërtohen në rrugën ‘Jordan Misja’, përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ujësjellësi i Tiranës drejt “transferimit”- Projekt për zyra të reja qendrore! Ku do të ndërtohet godina e re me 5 mijë metra katrorë

Ujësjellësi i Tiranës po planifikon ndërtimin e një godine të re që do të shërbejë si zyrë qendrore. UKT ka bërë shpalljen e garës ku është vendosur në dispozicion një fond prej 8 milion lekësh për hartimin e Projekt – Preventivit të zbatimit të objektit të ndërtimit të zyrave qendrore në Tiranë. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga data e lidhjes se kontratës.

“Qëllimi  i detyrës së projektimit është hartimi i projekt- preventivit të zbatimit të objektit : “Ndërtimi i zyrave qëndrore të Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a“ sipas normativave të projektimit për godina për funksion administrativ. Zyrat qendrore të UKT, duke gjykuar nga organigrama e ndërmarrjes, duhet të akomodojnë një staf prej 200 personash aktualisht, me një perspektivë rritje edhe me 40 të tjerë. Për këtë arsye, në respektim të standarteve të hapësirës së dedikuar funksioneve administrative kryesisht të orientuara në tipologjinë  “open space”, ndertesa e re, do të duhet të ketë një sipërfaqe prej 4000 m² mbi tokë duke përfshirë këtu edhe një pikë shërbimi KNK (kujdesi ndaj klientit) dhe 1000m² nëntokë për parkim dhe hapësirë teknike në shërbim të objektit” shkruhet në dokumentet e publikuara nga ‘Scan’.

Rritja e çmimit të ujit është kritikuar nga qytetarët e Tiranës, të cilët paguajnë sot faturë disa herë më të lartë.

Të fundit