Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Rritja 5% e buxhetit të arsimit, PS: Kërkesa e studentëve do plotësohet deri në 2023
Një nga kërkesat kryesorë të studentëve, siç ështe ajo e rritjes me 5% të buxhetit të arsimit do të realizohet në vitin 2023. Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, është shprehur se qeveria është e angazhuar dhe po punon që buxheti për arsimin të kapë shifrat e rajonit dhe në vitin 2023 të arrijë përqindjen që kërkojnë studentët.
“Një pjesë e kërkesave mund të zgjidhen menjëherë, siç po zgjidhen, një pjesë duan disa afate kohore, një pjesë zgjidhen gradualisht. Një prej tyre është pjesa e buxhetit, që nëse e shikojmë në konceptin kohor, buxheti për arsimin këto 5 vite ka ardhur në rritje. Ka ardhur një rritje graduale, e cila jo gjithmonë i ka plotësuar nevojat e universiteteve.
Direkt tani me aktin normativ që do shikojmë buxhetin e këtij viti, 300 mln lekë alokohen nga buxheti i shtetit për ngritjen e kampusit universitar. Përveç të gjitha mundësive të tjera financiare që ofrohen qoftë për punësimin e studentëve ekselentë, qoftë përmes uljes së tarifave, duke u angazhuar që buxheti i arsimit të jetë në shifra të krahasueshm me rajonin, duke u angazhuar që deri në vitin 2023 të arrijë kjo përqindje që kërkohet nga studentët”, pohoi ajo në studion e lajmeve të ‘Ora News.