Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të naftës, Agron Shehaj i bashkohet protestës qytetare

Rritja e çmimit të naftës, Agron Shehaj i bashkohet

Ditën e nesërme drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët do të protestojnë për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Kësaj proteste do i bashkohet edhe ish-deputeti demokrat Agron Shehaj.

Me një mesazh në  Facebook ai apelon qytetarët t'i bashkohen protestës.

 

Thirrja e Shehajt në Facebook:

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t'i shkojnë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.

Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t'a ndalur.

 

 

Të fundit