Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit, hakerat sulmojnë faqen e ujësjellësit: Të dorëhiqet Veliaj

Grupi ‘Anonymous Albania’ ka sulmuar faqet në internet të ujësjellësit të Tiranës, policisë bashkiake dhe të ‘TiranaParking’, pas vendimit të këshillit bashkiak për të rritur çmimin e ujit të pijshëm.

Ky grup, përgjegjës për shumë sulme të tjera, kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkak të rritjes së taksës.

“Ne sapo sulmuam disa faqe të bashkisë së Tiranës! Duke pasur parasysh rritjen e taksave prej 44%, kërkojmë dorheqjen e Erion Veliajt”, thuhet në reagimin e shkurtër të ‘Anonymous Albania’.

Ditën e nesërme, Partia Demokratike ka njoftuar për një protestë përpara bashkisë së Tiranës, kundër vendimin për rritjen e çmimit të ujit.

Edhe në SHBA ka urdhra si të Veliajt, por jo qytetarë si të Tiranës

Të fundit