Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit/ Luan Rama: Ata që akuzojnë LSI për pazare janë tashmë pjesë e tyre

Rritja e çmimit të ujit/ Luan Rama: Ata që akuzojnë LSI

Në një prononcim për BallkanWeb Luan Rama, nënkryetari i LSI është shprehur se qëndrimi i kësaj force politike, në lidhje me çështjen e çmimit të ujit ka qenë korrekt dhe transparent. Sipas tij rritja e të ardhurave të UKT mund të bëhet në shumë mënyra të tjera pa zgjedhur rritjen e çmimit.

Fjala e Luan Ramës:

“Qëndrimi i LSI ka qenë korrekt dhe transparent.Të reflektohet propozimet tona për planine  biznesit.Ka 1001 rrugë të tjera sesi mund të rriten  të ardhurat e  UKT dhe ne do të jemi aty për qytetarët.Nuk është propozimi bazë i LSI për rrritjen e çmimit.Kërkesa jonë ka të bëjë për pandryshueshmërinë e  çmimit për shtrsa të caktuara si pensionistë apo biznese të ndryshme. Ata që akuzojnë LSI  për pazare janë vetë pjesë e  këtyre pazareve.”

Të fundit