Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit, plani i Veliajt u denoncua më 11 korrik

Rritja e çmimit të ujit, plani i Veliajt u denoncua më 11

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rrisë çmimin e ujit për qytetarët dhe bizneset. Vendimi është zbardhur nga ‘Panorama’ dhe hedh dyshime nëse kriza e ujit për të cilën Veliaj alarmoi qytetarët ishte e rreme dhe kishte për qëllim përgatitjen e terrenit për rritjen e çmimit.

Ky vendim i numrit një të bashkisë së Tiranës është denoncuar më 11 korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha publikoi në profilin e tij në ‘Facebook’ një denoncim ku sqarohej se diga e Bovillës ishte plot me ujë, por banorët e kryeqytetit nuk po furnizoheshin.

“Diga e Bovillës është plot por Tirana pa ujë! Lal plehu shuan etjen e banorëve me mashtrime. Ai do të rrisë çmimin e ujit”, shkruante Berisha gati dy javë më parë.

Vendimi i fundit i Erion Veliajt, rritet çmimi i ujit për familjet dhe bizneset në Tiranë

 

Të fundit