Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit, shoqëria civile kundër Erion Veliajt

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit ka reaguar shoqëria civile. Përfaqësuesi Andi Tepelena thotë se tashmë qytetarët janë të detyuar të paguajnë nga 230 lekë në 900 lekë për m3.

“Ja dhe frytet e para të rritjes 40% te çmimit të ujit të papijshëm, nga Lali Eri. Nga 2300 lekë në muaj, me tarifen e re, për të njëjtën konsum uji të papijshëm bëhet 900 lekë më shumë. Lali Eri bën punë, na e bën jeten të hareshme si vetë pranvera që troket, fushë me lule e pemë ku varen fatura uji të kripura si uji i bekuar që vjen në rubinetat tonë. Zoti e bekoftë Këshillin tonë Bashkiak, Lali Erin dhe Ujesjellesin, Amen”, shkruan Telepena në Facebook.

Të fundit