Flash News

KRYESORE

Rritja e çmimit të ujit, shoqëria civile nis protestat në Tiranë

Rritja e çmimit të ujit, shoqëria civile nis protestat në

Aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar për zhvillimin e një proteste kundër rritjes së çmimit të ujit për familjarët dhe bizneset e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rrisë çmimin për konsumtarët pavarësisht se ujësjellësi i Tiranës rezulton me 5 milionë euro fitime në vit, ndërkohë 67.1% e faturave të ujit nuk paguhen.

Shoqëria civile kërkon nga Veliaj që të manaxhojë më mirë mbledhjen e pagesës së ujit dhe jo të ecë me llogjikën që “kush paguan duhet të paguajë edhe më shumë”. Aktivistët akuzojnë kryebashkiakun socialist për sajim të krizës së ujit pak javë më parë, me qëllim që të justifikohet për rritjen e çmimit.

Protesta e shoqërisë civile do të organizohet nesër, e mërkurë, në orën 18:00, përballë bashkisë së Tiranës, kur është planifikuar kalimi i vendimit nga Veliaj në këshillin bashkiak.

Edhe shkollat do jepen me koncesion, zbardhet plani i Erion Veliajt

 

 

Të fundit