Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha e nis opozitën nga 'Lufta e Ujit'. Fton edhe LSI t'i bashkohet: Veprim kriminal i Rama-Veliaj
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në media dhe rrjete sociale.
Por, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.
Përmes një statusi në “Facebook” Basha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po dënojnë qytetarët duke i faturuar koston e keqqeverisjes.
Sipas Bashës rritja e çmimit të ujit të pijshëm është krim ndaj qytetarëve ndaj edhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve dhe deklaron votën kundër rritjes së çmimit të anëtarëve të PD.
Reagimi i Bashës:
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij.
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.