Flash News

KRYESORE

Rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri; Pipero: 3 elementë bazë për ta mbajtur virusin larg

Rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri; Pipero: 3 elementë

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka reaguar pas numrit në rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ditët e fundit. Në një dalje televizive në Ora News, Pipero iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të jenë të përgjegjshëm për respektimin e masave.

Për mjekun infeksionit shtimi i numrit të të infektuarve ka ardhur si pasojë e mungesës së kujdesit nga mjeket dhe nga qytetarët.

“Kam gjithë ditën që bëj apel, madje kam edhe mesazhe që më thonë boll dole. Apeloj që të dëgjohet mendimi i specialistëve. Duhet pasur kujdes, që do të thotë distancë fizike, maskë dhe kujdes për duart. Këto janë 3 elementë bazë për ta mbajtur virusin larg.

Nga momenti që vendi hapet, tërhiqen masat shtrënguese dhe përgjegjësia mbetet individuale, por kjo nuk do të thotë se se duhet të jemi të papërgjegjshëm.

Prandaj specialistët po dalin përditë në mediat, pasi virusi është duke qarkulluar dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes. Numrat e shtuar kanë disa faktorë, por faktori kryesor është mungesa e kujdesit nga ana jonë, qoftë nga ne si mjekë, qoftë si qytetarë.

Edhe ne si mjekë, pse jemi më të ekspozuar dhe të bëhemi një vatër. Ka çaluar edhe te mjekët, pasi është përgjegjësia jonë që të respektojmë masat parandaluese”, është shprehur mjeku Pipero.

Të fundit