Rritja me 26% e eksporteve të Shqipërisë në SHBA, ambasadorja Kim me ministrin Çuçi: Të nxiten më shumë mundësi për dy vendet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme një tjetër ministër të qeverisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane njofton edhe fokusin e bisedën.

Ambasadorja Kim me ministrin Çuçi kanë diskutuar për rëndësinë e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, për të cilat Kim ka vënë në dukje nevojën për më tepër mundësi mes dy vendeve.

 “Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.