Flash News

KRYESORE

“Rrjedhja” e votave dhe programi i qeverisë “Rama 2”, mblidhet me urgjencë grupi parlamentar dhe kryesia e PD-së

“Rrjedhja” e votave dhe programi i qeverisë “Rama

Sot në orën 11.00 kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të thërras në mbledhje grupin parlamentar, pas akuzave që i bëhen këtij grupi për votim në zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar i parlamentit, edhe me 3 vota të opozitës.

Mbledhja është thirrur në orën 11:00 dhe do të diskutohet gjerësisht me deputetët çështja e votave pro Ruçit, nëse ka vërtet një rrjedhje, apo kjo është thjesht një manovër nga Rama dhe PS. Gjithashtu në mbledhjen e grupit dhe të Kryesisë do të diskutohet edhe për programin e qeverisë që do të prezantohet të hënën në seancë plenare, pas dekretimit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme nga Presidenti Ilir Meta.

Në seancën e së hënës është parashikuar edhe prezantimi i kabinetit ministror, ndërkohë që dje Rama dërgoi propozimin tek Presidenti i Republikës.

Dje Ruçi u zgjodh kreu i Parlamentit me 80 vota plus, 6 më shumë se sa grupi parlamentar i PS-së.

 

 

Të fundit