Flash News

KRYESORE

Rrjedhje gazi në minierë, 18 të vdekur

Rrjedhje gazi në minierë, 18 të vdekur

Rreth 18 minatorë humbën jetën pas një rrjedhje gazi në një minierë karboni në pjesën qendrore të Kinës, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve Hsinua.

Të paktën 37 minatorë të tjerë kanë mundur të shpëtojnë pas aksisdentit që ndodhi dje në minierën e Jilinqiaos, në lokalitetin e Huangfengqiaos (provinca e Hunanit)

Një numër personash u arrestuan për shkaqe hetimore. Hetuesit po analizojnë gazin si origjina e këtij aksidenti”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve.

Kina, prodhuesi i parë i karbonit, është bërë shpesh skenë e aksidenteve në miniera.

 

Të fundit