Flash News

KRYESORE

Rrjedhje informacioni, kryeministrja May shkarkon sekretarin e Mbrojtjes Gavin Williamson

Rrjedhje informacioni, kryeministrja May shkarkon sekretarin e Mbrojtjes Gavin

Kryeministrja britanike Theresa May ka shkarkuar nga detyra Gavin Williamson, sekretarin e Mbrojtjes pas një hetimi mbi rrjedhjen e informacionit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, shkruan BBC. 

Downing Street tha se kryeministrja "ka humbur besimin në aftësinë e tij për të shërbyer" ndërsa do të zëvendësohet nga Penny Mordaunt.

Williamson dyshohet për dhënie të informacioneve shtetërore britanike kompanisë kineze të telekomunikacionit Huawei, një vendim i paautorizuar nga mbledhjet në Këshillin Kombëtar Britanik të Sigurisë.

Mediat raportojnë se informacioni ka dalë nga mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të shërbimit sekret britanik MI6, ministri i Brendshëm, Kryeministrja si dhe përfaqësues të oborrit Mbretëror.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) përbëhet nga ministrat e lartë të kabinetit dhe mbledhjet e tyre javore kryesohen nga kryeministrja, me tej ministrat, zyrtarë dhe figura të larta nga forcat e armatosura dhe agjencitë e inteligjencës të ftuar kur është e nevojshme.

Të fundit