Flash News

KRYESORE

Rrjedhje nga rradhët e LSI në Fier, 4 këshilltarë i bashkohen PS

Rrjedhje nga rradhët e LSI në Fier, 4 këshilltarë i

4 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Fierit i janë bashkuar Partisë Socialiste. Emrat e tyre janë: Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Thoma Tyto dhe Ekaterina Zarka.

Në reagimin e tyre anëtarët e këshillit bashkiak shprehen se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributin e tyre.

Rrjedhje të tilla ka pasur edhe në qytete të tjera. Para dy ditësh, dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës i janë bashkuar grupit të këshilltarëve socialist.

Të fundit