Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Rrjeti 5G/ Një ditë pasi “u përplas” me Ramën, Balla sot me tjetër qëndrim: Nuk duhet t’i ngatërrojmë, ka edhe në Berlin
Sekretari i Përgjithshëm i PS , Taulant Balla ka ‘zbutur’ qëndrimin e tij lidhur me debatin për shtrirjen e rrjetit 5G, pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA se të dhënat e përdoruesve mund të keqpërdoren nga kompanitë përmes rrjetit 5G.
Ky rrjet po eksperimentohet së fundmi në Shqipëri, madje u promovua edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Dikush mund t’i përdorë për qëllime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundësuar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, u shpreh dje Balla, ndërsa sot në Komisionin e Jashtëm, Balla ka mbajtur një tjetër qëndrim.
“Sa i përket dezinformimit për rrjetin 5G. Rrjeti është më i avancuar i transmetimit të të dhënave me shpejtësi të pakrahasueshme më ato të mëparshme. Ky rrjet në Europë është funksional, në Gjermani vetëm në Berlin, një operator në vendin tonë ka lancuar idenë, nuk kam informacion nëse ka nisur ndërtimin i rrjetit, pasi kërkon 100 mln euro. Nuk duhet të ngatërrojmë rëndësinë që ka me kompanitë e dyshimta që ndërtojnë këto rrjete. Me të drejtë SHBA në Tiranë mund të përdorin të dhënat e transmetuara për qëllime të tjera. Ky rrjet tek i cili në 10 vitet e ardhshme shoqëritë tona do të vendosin sistemet e të dhënat e domosdoshme personale që do të jenë që rrjeti të jetë i ndërtuar nga kompani që kanë certifikimet e domosdoshme . Jemi anëtar të NATO”, u shpreh Balla.