Flash News

KRYESORE

"Rroftë Ministria online e Pushimeve!", denoncon PD: Qeveria pa strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla

"Rroftë Ministria online e Pushimeve!", denoncon PD: Qeveria pa

Pas LSI-së, edhe Partia Demokratike ka reaguar përsa i përket çështjes së arsimit, ndërsa pak kohë na ndan nga fillimi i vitit të ri shkollor në perjudhë pandemie.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për papërgjegjshmeri kur shprehet se: “po bën pushime në vend që të ngrejë grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete.”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti thekson se duhej të kishte nisur përgatitja e shkollave, për uljen në banka të nxënësve në 14 shtator.

“Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj. Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti Boçi, ndërsa nuk harron pa përmendur edhe grumbullin e problemeve me të cilat përballen shkollat nga afër.

Reagimi i plotë:

Ministria e Pushimeve

Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.

Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.

Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.

Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.

Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.

Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.

Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.

E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.

Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!

Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

Të fundit