Flash News

KRYESORE

Rroga 1200 euro për mjekët, ish-ministri i Shëndetësisë: Programi i PD, dinjitet për bluzat e bardha

Rroga 1200 euro për mjekët, ish-ministri i

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka shpalosur edhe njëherë disa nga kolonat e programit të Partisë Demokratike për shëndetësinë dhe rikthimin e dinjitetit për mjekët. Një nga pikat kryesore janë pagat që fillojnë nga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Gjithashtu, medikamentet që do u jepen pacientëve shqiptarë do të jenë të nivelit evropian, duke garantuar siguri dhe cilësi.

“Në konferencë jo veteëm u evidentua realitet, që fatkeqësisht e rendisin vendin tonë në fund edhe të rajonit, por u diskutua qartësisht për alternativat, projektet si dhe pëer domosdoshmërineë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal”, shkruan Shehu.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Pagat e mjekeve do te fillojne nga 1200 E, te infermereve nga 700 E.

Medikamente te nivelit europian, siguri e cilesi e tyre.

Nje liste rimbursimi e pasur ne numer e alternativa, me nivel te larte rimbursimi, e sigurte per qytetarin dhe e gjere per vendimarjen e mjekut.

Fund varferise Afrikano Qendrore te sistemit tone shendetesor dhe financimit anti social te shendetesine.

Ndalim perfundimtar i te gjitha skemave te PPP qe jane korruptive, jo eficiente e jo trasnparente- vendosje e standarteve europiane edhe per ato.

Sistemi shendetesor paresor e spitalor do te jete afer qytetarit duke e vendosur ne qender te tij pacientin, i cili edhe do te zgjedhe lirshem sherbimin qe desheron.

“Privati” do te jete pjese e sistemit duke u vene ne funksion te publikut te gjere.

Fund i centralizmit bolshevik te sistemit tone shendetesor, e lidhur kjo me interesa politike e korruptive; decentralizim e autonomi atij.

Stimulim i zhvillimit profesional, teknologjik, interesit te mjekeve e personelit, dinjitet per ata.

Personeli do te jete bashkeautor i reformes sone shendetesor, qytetari e pacienti nje konsulent i cmuar i saj.

Keto ishin disa nga kolonat programore te zhvillimit te sistemit tone shendetesor, qe u shprehen gjate fjales se Kryetarit Basha ne analizen qe ai i beri, gjendjes e perspektives.

Dje u zhvillua Konferenca Rajonale e Politikave Shendetesore, Realitetit e Sfidave e organizuar nga Fondacioni Kondrad Adenauer ne Tirane.

Ne konference jo vetem u evidentua realitet, qe fatkeqesisht e rendisin vendin tone ne fund edhe te Rajonit, por u diskutua qartesisht per alternativat, projektet si dhe per domosdoshmerine e bashkepunimit te ngushte Rajonal.

Desheroj se pari te falenderoj Fondacionin, ekspertet e shquar te tij Z. Henze, Prof. Michel etj, pjesemaresit e gjere nga Rajoni e vendi, lektoret e shkelqyer, te gjithe pjesemaresit.

Të fundit