Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Me Rrosh, e me Bush, e me gjithë sa jeni... Nuk keni parë asgjë akoma!
Lulzim Basha
Shumëkush, i bindur se kjo qeveri e rënë moralisht, do të bjerë së shpejti edhe juridikisht, shtron pyetjen, paraqet dilemën nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike, që nuk ka kohën apo pushtetin e mjaftueshëm për të shpërbërë deri në fund lidhjet kriminale që ngriti në pushtet Edi Rama dhe çeta e tij e hajdutëve të babëzitur?
Sot, i sapo kthyer nga Malta, dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare që interpretojnë, siç u do prapanica fjalët e aleatëve tanë, dua t’u them se: Nuk kanë asnjë shans, zero shans, që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull, sepse në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, sepse në këtë betejë nuk jemi për karriket tona, në këtë betejë nuk jemi për fatin e partisë sonë, por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe ne as nuk kërkojmë, as nuk do të pranojmë një qeveri teknike fasadë. Qeveria teknike është mjeti, ndërsa kushti, beteja, nga e cila nuk kthehemi pa fitore, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë në radhë të parë zbatim deri në një i ligjit për dekriminalizimin. Deri në një, do të thotë nxjerrjen nga funksionet publike të deputetëve, të kryetarëve të bashkive dhe çdo funksionari publik me rekorde kriminale.
Nga Malta kthehem me garancitë e një miku të hershëm, drejtorit të Përgjithshëm të EUROPOL-it, me bazë në Hagë, Rob Wainwright, me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë si Ministër i Brendshëm për të hequr vizat për qytetarët shqiptarë dhe të cilit i kam kërkuar një protokoll special bashkëpunimi, që do të vërtetojë, jo për një muaj, as për një javë, por brenda ditës shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë dhe politikanëve kriminelë.
Prandaj ju them, ju gënjen mendja, kjo nuk është shfaqje, kjo nuk është teatër, kjo është luftë dhëmb për dhëmb me krimin në politikë dhe politikën e inkriminuar. Kjo është luftë për jetë a vdekje, për Shqipërinë demokratike, europiane dhe euroatlantike, ose Shqipërinë e bërë zap nga krimi. Dhe në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë, pasionin tonë por dhe vendosmërinë tonë.
Çdo kriminel do të largohet nga funksionet publike, para se në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Prandaj me Rrosh, e me Bush, e me gjithë sa jeni nuk keni parë asgjë akoma!
Shefave tuaj po ju jap edhe lajmin tjetër, e kanë marrë me shkrim mbrëmë; ose s’kanë fjetur, ose kanë shtuar dozën. S’ua kemi ne fajin, fajin e keni vetë: Çështja e dytë që kam diskutuar me Rob Wainright ka të bëjë me atë që ne, nuk do të paguajmë miliona euro kompani private të shtrenjta për të gjurmuar se ku i keni futur ju paratë që u keni vjedhur shqiptarëve dhe paratë e drogës. Sepse në bashkëpunim me EUROPOL-in do t’i gjurmojmë deri në ishujt më të largët dhe do t’ua konfiskojmë paratë që u keni marrë qytetarëve shqiptarë.
Nuk ka vrimë miu ku t’i fshihni paratë e vjedhura dhe paratë e drogës, rrjeta europiane dhe amerikane po tendoset oqean më oqean. Peshq të mëdhenj dhe peshq të vegjël, bëhuni gati, paratë që ua keni vjedhur shqiptarëve do t’i dorëzoni deri në një!
Ne luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ky është një parim i madh. Ata luftojnë për të ruajtur pushtetin dhe pasuritë që kanë vënë përmes korrupsionit dhe drogës, dhe këto janë interesa të mëdha.
Sepse edhe ne me zgjedhje të lira dhe të ndershme duam që këto para që vidhen ditë për ditë e nuk shkojnë për shëndetin, arsimin, pensionet, punësimin dhe rrogat e shqiptarëve, t’i vendosim pikërisht në funksion të një ekonomie që rritet dhe garanton punësim, t’i vendosim pikërisht për të rritur pensionet e shqiptarëve në mënyrë që në fund të katër viteve të para të Republikës së Re të mos ketë pension nën 250 mijë lekë për shqiptarët dhe shqiptaret.
Pikërisht që shëndeti publik të ketë financimin e mjaftueshëm, dhe jo financimin e mjaftueshëm për Nushet me shokë, por për spitalet dhe kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve shqiptarë. Pikërisht që paratë të mos shkojnë tek Çilat me shokë, por të shkojnë tek studentët shqiptarë, të cilët të mund të studiojnë pavarësisht prej mundësive të tyre ekonomike dhe të jenë pjesë e një shoqërie të zhvilluar dhe europiane.
Por asgjë nuk ka për të ndryshuar. Asgjë nuk do të ndryshojë sa kohë që krimi është në pushtet.
Nuk do të ndryshojë sa kohë që krimi është në pushtet dhe pushteti i inkriminuar rrezikon zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nuk ka për të pasur ekonomi të zhvilluar, as punësim për shqiptarët, as liri për sipërmarrjen, as mundësi për studentët, as shëndetësi më të mirë, as pensione më të larta sa kohë që vendi është nën zgjedhën e krimit.
Prandaj e bëjmë këtë betejë dhe prandaj do ta bëjmë, derisa kjo betejë të kurorëzohet me fitoren e qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë evropiane, demokratike. Hapim një derë të re me këtë lëvizje madhështore, popullore. Ndaj dhe është një lëvizje historike jo për epos, as për histori për hir të historisë, por sepse këtu nga ky shesh do të çlirohet ekonomia, punësimi, shëndetësia, arsimi, pensionet, mirëqënia sociale për të gjithë shqiptarët. Duke çliruar Shqipërinë nga zgjedha e krimit me zgjedhje të lira e të ndershme.
****
Tani për mashtruesin që nuk di të lexojë Kushtetutën, po na lexoka rezolutën e partisë sonë, se punë tjetër nuk ke dhe lexon rezolutën e partisë sonë, po të them se të është vënë kryqi në Francë në gjoks, po në Maltë ta kanë vënë kryqin në kokë, të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ta kanë vënë kryqin sepse tashmë e gjithë bota dhe Europa e dinë që ti e ke shndërruar Shqipërinë në një parajsë të krimit të organizuar, ku lulëzon kanabisi, ku kalon heroina, ku përpunohet kokaina dhe ku pastrohen paratë e zeza të krimit të organizuar shqiptar dhe rajonal. Të gjithë e dinë, të gjithë e dinë që je tashmë, barrë, je kosto, je kërcënim jo thjesht për popullin shqiptar, por për mbarë rajonin, stabilitetin rajonal, demokracinë dhe vetë aspiratat europianë të popujve të Ballkanit.
Ndaj, orët i ke të numëruara. Kjo lëvizje popullore ia ka dalë me sukses të tregojë më në fund të vërtetën që je përpjekur ta fshehësh me paratë e drogës dhe korrupsionit që kanë blerë stacionet televizive, gazeta, firma lobimi.
Po, po, sepse këta di ti paguash mirë për të gënjyer, për të fshehur të vërtetat, i paguan me para, i paguan me çeqe, i paguan me vila. Por koha e gënjeshtrës ka mbaruar. E vërteta si ky diell pranveror e ka përveluar, e vërteta po fiton dhe e drejta do të fitojë me zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët dhe Shqipërinë evropiane.
Prandaj bëhu gati, sepse me të vërtetë s’ke parë gjë akoma.
Si the, negociata me dy kushte jo qeveri teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 18 Qershor?!
PO, qeveri teknike dhe: zgjedhje vetëm të lira e të ndershme, vetëm me çmontimin e krimit, vetëm kur vota e çdo shqiptari të garantohet.
Këto janë kushtet e sovranit, vëri gishtin kokës, ose përndryshe do të pendohesh shumë shpejt.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38