Flash News

KRYESORE

Rrudhet qendra historike e Tiranës, Bojaxhi: Ka plane të jepen leje për gradaçela të reja

Rrudhet qendra historike e Tiranës, Bojaxhi: Ka plane të jepen leje

Për Gergji Bojaxhiun, rrudhja e mëtejshme e qendrës historike të Tiranës është një dëm i madh që po i bëhet trashëgimisë së këtij qyteti.

I ftuar në Ora News, ai thotë se gjithçka lidhet me interesat ekonomike të disa sipërmarrësve dhe njerëzve të pushtetit.

“Klasa politike në vend që të bëjë gjëra më të mira vjen duke u sofistikuar dhe duke bërë gjëra akoma më të këqia. Para 10 ditësh është ndryshuar përsëri pjesa e mbrojtur e qendrës së Tiranës, kanë bërë sikur e kanë zgjeruar sepse kanë krijuar një rrip rezervë rreth zonës së mbrojtur por kanë hequr vende shumë delikate siç është zona pas kullës së Sahatit. Ka plane të jepen leje për gradaçela të reja. Kush ka pushtet dhe është afër pushtetit dhe di të bëjë kompromise financiare me pushtetin nuk ka nevojë të shkelë ligjin sepse ligjin e ndryshojmë si na e do interesi ekonomik. Ata që përpiqen të përfitojnë në mënyrë të paligjshme dhe duhen ndëshkuar por që nuk bëjnë kompromise ashtu si duhet në nivelin më të lartë, i bëjnë shembuj kronikash”, është shprehur Bojaxhi.

Bojaxhi kujtoi se harta e zonës së mbrojtur të Tiranës ndryshoi edhe në 2017, teksa rasti flagrant ishte ai i Teatrit Kombëtar që  iu hoq statusi si i mbrojtur.

“Jo më larg se 1 vit e gjysmë më parë u ndryshua zona e mbrojtur  e qendrës së Tiranës. Në vitin 2000 me një vendim të Këshillit të Ministrave është përcaktuar zonë rreth 82 hektarë.Sot që flasim, ose në prill të 2017, po ky kryeministër e zvogëloi zonën e  mbrojtur nga 82 në 27 hektarë. 65% e qendrës së Tiranës ju hoq statusi si zonë e mbrojtur, kjo qartazi u bë për të pasur mundësi që disa ndërtues të ndërtojnë në pjesën historike të Tiranës.Tirana nuk ka shumë objekte 2000 mijë vjeçare por kjo nuk do të thotë që nuk kemi një histori të këtij qyteti që duhet ruajtur përtej ideologjive të kohës. Rasti i teatrit ishte një nga rastet flagrante që u hoq nga zona e mbrojtur”, ka thënë Bojaxhi.

Të fundit