All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rruga drejt shembjes, pas miratimit të ligjit pritet të kërkohet mbyllja e godinës së Teatrit Kombëtar

Rruga drejt shembjes, pas miratimit të ligjit pritet të kërkohet
All - Paragraf - 1

Projektligji që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar do të paraqitet për votim në seancën e nesërme plenare. Me përjashtim të ndonjë surprize, tërheqje apo rrjedhje votash të mazhorancës, ligji pritet të kalojë për shkak se miratimi i tij kërkon shumicë të thjeshtë votash, të cilat mazhoranca i ka.

All - Paragraf - 3

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti është institucioni i vetëm që mund ta rikthejë ligjin duke mos e dekretuar por mazhoranca mund ta miratojë sërish dhe nga ky moment ligji hyn në fuqi.

Por krahas miratimit të ligjit, mazhoranca është duke ndjekur edhe një tjetër rrugë për të arritur deri tek shembja e godinës.

Aktualisht, Teatri vijon të jetë ende i hapur, (sot që Tirana u lëkund nga tërmeti, në një prej sallave të tij po bëheshin prova) përtej alarmit që kanë ngritur Instituti ndërtimit dhe shërbimi zjarrfikës në tavolinat e organizuara nga Erion Veliaj. Po duket se me miratimin e ligjit do të hyjnë në funksion edhe këto struktura.

Menjëherë pas miratimit të ligjit pritet që Instituti i Ndërtimit dhe shërbimi Zjarrfikës t ti drejtohen me një letër, Teatrit Kombëtar, Ministrisë së Kulturës që ka në varësi teatrin, ku ti kërkojnë mbylljen e tij për shkak të ‘rrezikut që mbart godina’. Kërkesa do të bëhet në momentin që ka përfunduar edhe sezoni artistik për të shmangur kështu artistët.

Kërkesa për mbylljen e godinës do të thotë që ajo të mos hapet më, derisa ruspat të mbërrijnë aty.

Por nga ana e saj, aktorët por edhe qytetarët të cilët kanë protestuar gjatë këtyre ditëve, përfshi edhe opozitën e cila ju bashkëngjit zyrtarisht ditën e sotme protestës, kanë paralajmëruar rezistencë për të mos lejuar shembjen e godinës./Politiko.al

 

Të fundit