Flash News

KRYESORE

“Rruga e Arbrit”, tre kompani paraqesin ofertat, vetëm njëra përmbush kriteret

“Rruga e Arbrit”, tre kompani paraqesin ofertat, vetëm

“Rruga e Arbrit” është premtimi i qeverive ndër vite, ndërsa Rama ka siguruar qytetarët e Dibrës se këtë mandat do të bëjë të mundur përfundimin e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mblodhi sot komisionin e dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.

Nga shqyrtimi i sistemit elektronik, rezultoi se kishin shprehur interes 3 operatorë ekonomikë dhe konkretisht:

-Operatori Ekonomik Adem Pojani. Por nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për tu konsideruar ofertë zyrtare;

 - Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k.  Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.

-Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a;

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar.

Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.

 Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.

Të fundit