Flash News

KRYESORE

Rruga e degraduar/ Veliaj: Do mbaj premtimin e bërë në fushatë, rindërtohet brenda vitit

Rruga e degraduar/ Veliaj: Do mbaj premtimin e bërë në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se po vazhdon puna për rikonstruksionin e një prej rrugëve të kryeqytetit, e cila ka qenë thuajse e pakalueshme.

Bëhet fjalë për rrugën “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2, si dhe degëzimet e saj.

Veliaj e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në tëiter, ku shprehet se kjo rrugë do të përfundojë brenda vitit, sipas premtimit të bërë në fushatë.

“Nga një rrugë e degraduar me gropa, pluhur e baltë, rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj: po shtrohen me asfalt, pajisen me kanalizime, trotuare ndriçim LED. Siç kam premtuar edhe në fushatë, kjo rrugë do të përfundohet brenda këtij viti”, shkruan Veliaj.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1166367059246272512?s=12

Të fundit