Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit me pagesë, Pacolli kontradiktor: Mirëmbajtja kushton, por tarifa të ulet

Rruga e Kombit me pagesë, Pacolli kontradiktor: Mirëmbajtja kushton,

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës u shpreh pro taksës së vendosur nga qeveria shqiptare për Rrugën e Kombit.

Numri dy u qeverisë së Kosovës tha se vendosja e taksës nuk është tragjike. Madje ai tha se këtë gjë shumë shpejt do ta aplikojë edhe vendi i tij.

Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para.

Nuk e di nga ana shqiptare në mund t'i mbulojë shpenzimet që do t'i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë. Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro.

Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot. Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën”, përfundoi Pacolli.

Ishte menduar se reduktimi i taksës do të diskutohej edhe në mbledhjen e dy qeverive në Prizren, por kjo gjë nuk ndodhi.

Të fundit