Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit me pagesë, pedagogu i drejtohet deputetes së PS: Si s’të vjen turp!

Rruga e Kombit me pagesë, pedagogu i drejtohet deputetes së PS: Si

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin “Opinion” mes pedagogut Mark Marku dhe deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati.

Ferhati është shprehur se protestuesit në Kukës kanë dhunuar pronën publike dhe kjo sipas saj është e pa justifikueshme, Marku e ka kundërshtuar duke i thënë se njerëzit e atij qarku jetojnë në varfëri dhe ky vendim i ka prekur “në palcë”.

Po ashtu, Marku deklaroi se ajo që po bën shteti ndaj qytetarëve të Kukësit është dhunë.

Pjesë nga debati:

Marku: Ju flisni për njerëzit sikur janë lecka.

Ferhati: Protestoni, po dhuna është e gabuar.

Marku: Si s’keni turp njëherë.

Ferahti: Ky është mendimi im.

Marku: A ka mundësi të flas unë.

Marku: Kur njerëzit preken në palcë shpërthejnë ashtu siç nuk ta pret mendja.

Të fundit