Flash News

KRYESORE

‘Rruga e Kombit’ me pagesë, reagon ministria e Transporteve: Koncension për 30-vjet

‘Rruga e Kombit’ me pagesë, reagon ministria e Transporteve:

Ministria e Transporteve ka dhënë detaje sa i takon vendimi për të bërë me pagesë lëvizjen e automjeteve në ‘Rrugën e Kombit’. Në njoftimin e shpërndarë nga ministria thuhet se në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 ndër të tjera parashikohet se Koncesionari përdor një shesh me dy kahë për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Sipas ministrisë, objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj.

“Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Ajo çka bën koncesionari tani është që në përfundim të procesit të instalimit të pikave të pagesës fillon testimin e sistemit”, thekson ministria e Transporteve dhe Energjisë.

Të fundit