Flash News

KRYESORE

‘Rruga e Kombit’ me pagesë, sa lekë do paguani në varësi të makinës

‘Rruga e Kombit’ me pagesë, sa lekë do paguani në

Ministria e Transporteve njoftoi se nga dita e sotme koncensionari ka nisur fazën e testimit të sistemit të TOLL për taksën rrugore që do të paguajnë të gjitha automjetet që lëvizin në ‘Rrugën e Kombit’.

Pas përfundimit të testimit të sistemit, do të përcaktohet edhe data se kur do të nis aplikimi i pagesës për lëvizjen në ‘Rrugën e Kombit’.

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar edhe tarifat që duhet të paguajnë mjetet. Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Të fundit