Flash News

KRYESORE

Rruga Thumanë-Rrogozhinë, Braçe i kërkon llogari Ramës: Pse e ndryshove projektin?

Rruga Thumanë-Rrogozhinë, Braçe i kërkon llogari

Deputeti socialist Erjon Braçe, i ka kërkuar llogari kryeministrit Rama se përse ka vendosur të shkurtojë në Kashar, aksin rrugor Thumanë-Rrogozhinë.

 Kryetar i Komisionit të Ekonomisë argumenton se është kundër këtij projekti pasi vë në rrezik jetën e qytetarëve.

 Postimi i plotë:

“A ka njeri nga qeveria ime të me thotë, përse aksi Thumanë-Rrogozhinë duhet të shkurtohet në Kashar?

Nëse ndodh kjo, atëherë për të shkuar deri në Rrogozhine duhet të ndalesh në Kashar, të marresh autostradën e shkatërruar në drejtim të Durrësit, të hipesh në mbikalim për të kaluar në unazën që po shkaterrohet deri në Plepa, pastaj të marresh rrugën që po i del asfalti e tashme të rrezikshme per shkak të stacioneve të furnizimit me karburat nga Plepat për në Rrogozhinë!

Vlen?

Per mua jo nëse nuk arrin në Rrogozhine sic ka qene idea dhe projekti fillestar prej vitit 2004.

Të fundit