Flash News

KRYESORE

Rrugët me pagesë, eksperti i ekonomisë parashtron tre argumenta kundër taksimit

Rrugët me pagesë, eksperti i ekonomisë parashtron tre argumenta

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ka reaguar pas vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit. Në argumentat e tij të publikuara në rrjetet sociale, konstatohet se para vendosjes së taksës, qeveria duhet të kishtë marrë parasysh faktin se kjo rrugë është ndërtuar me investime publike dhe jo private; qeveria duhet të kishte bërë studime për nivelin e taksës, ndërsa ngre dyshime për kapacitetet mbikqyrese të institucioneve përkatëse.

Pyetjet që ekonomisti u drejton institucioneve përgjegjëse:

1. A ekziston rruge (motorëay) paralele me akses te lire (pa pagese) dhe me cilesi/karakteristika (kategori) te njejta?

2. A jane rruge te ndertuara me investime jopublike?

3. Sa ndikon pagesa per mjet/kalim ne nivelin e

jeteses (dmth sa e pranueshme eshte nga shoqeria)

Keto jane pikepyetje qe vijne nga pervoja e BE (shih referencen e meposhtme) dhe nje tjeter ne kushtet e Shqiperise:

- A ka kapacitete mbikqyrese te cilesise se sherbimit me pagese (dmth te investimit ne permiresimin e mirembajtjes dhe uljen e rreziqeve) qeveria shqiptare me institucionet e veta vartese?

Të fundit