All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

RTSH ‘thyen’ traditën, publikohen këngët e Festivalit, ja ku mund t’i dëgjoni

RTSH ‘thyen’ traditën, publikohen këngët e
All - Paragraf - 1

Radio Televizioni Shqiptar ka ‘thyer’ traditën në edicionin e 56 të Festivalit të Këngës, duke publikuar përpara netëve ‘live’ këngët pjesëmarrëse.

All - Paragraf - 3

Të gjitha këngët që do të konkurrojnë për çmimin e parë në Festival janë publikuar në faqen zyrtare të RTSH-së në ‘Youtube’.

Disa nga këngëtarët e njohur që marrin pjesë këtë vit në Festival janë Elton Deda, Redon Makashi, Bojken Lako, Luiz Ejlli, Endri dhe Stefi, Mariza Ikonomi dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë, pak ditë më parë ishte këngëtari Kastro Zizo që akuzoi drejtuesit e Festivalit se i kishin censuruar këngën duke mos e pranuar në këtë edicion.

Festivali i Këngës do të zhvillohet këtë vit më 21, 22 dhe 23 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

VIDEOT e këngëve të Festivalit

Të fundit