Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Ruaj nusen se ta dredh”, rrëfen aktori i njohur se si komshiu për pak e ndau nga gruaja
Aktori i njohur, Xhevahir Zeneli ka rrëfyer një moment “delikat’ në jetën e tij personale, ndërthurur edhe me problematikat që kanë ndeshur shqiptarët ndër vite.
I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, aktori tregoi një moment se si një fqinji i tij e kishte sinjalizuar që të bënte kujdes me të shoqen sepse sipas tij po e tradhtonte, ndërsa situata në të vërtetë ishte krejt e kundërta.
“Unë për hir të një komshiut tim kam qenë duke u ndarë me gruan. Ju të gjithë e dini krizën e ujit dhe ne na vinte uji në 5 të mëngjesit, pastaj nuk vinte më fare. Kisha një komshi unë që punonte në një dikaster dhe bëri një rrugë në Egjipt dhe solli një pompë uji.
E montoi në pallat. Dëgjonim zhurmë ne, por ujë nuk kishim. Një ditë komshiu mbi ne i thotë nuses time do të bëjmë një marrëveshje. Në orën 3 të natës i tha do të ndizni dritën e banjës dhe unë do iu jap tubin e ujit që të mbushni ujë, por kjo gjë duhej të bëhej fshehurazi sepse kërkonin të gjithë. Një natë komshiu poshtë nesh kishte dalë në ballkon dhe pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin e nuses time me të zotin e pompës. Të nesërmen më vjen mua dhe më thotë që kishte dëgjuar nusen time të fliste me atë që ishte mbi ne. Ruaj nusen se ta dredh më tha”, tha Zeneli.