Flash News

KRYESORE

Ruçi deputetëve: Mos udhëtoni jashtë shtetit, ejani në Parlament

Ruçi deputetëve: Mos udhëtoni jashtë shtetit, ejani

Ka përfunduar pak më parë mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamenar të Partisë Socialiste. Mbledhja u drejua nga Gramoz Ruçi, pasi mungonte Edi Rama. Mësohet se Gramoz Ruçi u ka dhënë urdhër të gjithë deputetëve për të mos udhëtuar jashtë shtetit, por të jenë të pranishëm në parlament për të votuar ligjet të cilat duan një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Me këtë urdhër, kreu i grupit të PS ka detyruar terthorazi edhe deputetët e LSI-së, për të qenë të pranishëm sepse pa votat e tyre këto ligje nuk mund të kalojnë.

Urdhëri që është formuluar nga kreu i deputeteve të PS, është i përsëritur pasi edhe në mbledhjen e kaluar ka qenë Rama ai që u ka dhënë ultimatum deputetëve për të qenë të pranishëm në sallën e parlamentit. Ligjet që kërkohen të votohen janë ato që lidhen me reformën në drejtësi, të cilat aktualisht po diskutohen në Komisionin e Ligjeve. Kjo përsëritje e këtij urdhëri vjen, pasi në seancën e fundit salla e parlamentit ishte e boshatisur nga deputetët e maxhorancës.

Të fundit