Flash News

KRYESORE

Ruçi e bllokoi në facebook, Basha tregon arsyen: Po thoja një të vërtetë të madhe

Ruçi e bllokoi në facebook, Basha tregon arsyen: Po thoja një

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në foltoren e Kuvendit, pas rinisjes së seancës se Gramoz Ruçi kërkoi të pengojë të vërtetën, duke urdhëruar shërbimet e Kuvendit që të bllokojnë valët e internetit në godinë.

Përmes medias sociale, në “facebook”, Basha ka realizuar kohët e fundit lidhje live dhe ka vijuar fjalën e ndërprerë në Kuvend.

“Ka më shumë se një vit që ndodh kudo në vend. Heqin zërin e opozitës, pastaj fusin zhurmues për të ndërprerë edhe valët e internetit që të pengojnë transmetimin e opozitës përmes mediat sociale. I ftoj qytetarët që të shohin cilat vende ndalojnë internetin për të ndaluar të vërtetën, veç Shqipërisë së Ramës, Rucit, që të mos dëgjohet e vërteta.  E hoqën fjalën se po thoja një të vërtetë, e di edhe Gjermania, edhe ky po ashtu që e mban të fshehtë. Se negociatat po hapen por s’kemi datë”, u shpreh Basha.

Të fundit