Flash News

KRYESORE

Ruçi e mban të fshehtë, seanca parlamentare mbahet nesër në orën 10.00

Nesër është parashikuar të mbahet seanca e radhës parlamentare.

Ndonëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka bërë publike rendin e ditës në faqen zyrtare të parlamentit, orari i mbledhjes nuk është specifikuar.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Grupit të PS, deputetët e mazhorancës janë njoftuar që në seancë të paraqiten në orën 10.00 paradite.

Gjatë seancës së nesërme pritet të bëhet betimi i katër deputetëve të rinj nga radhët e LSI, të cilët do të marrin sot mandatin në KQZ.

Nga ana tjetër, mësohet se Ministrisë së Brendshme i është kërkuar që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve, pasi opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës paralel me seancën plenare.

Të fundit