Flash News

KRYESORE

Ruçi hakmerret ndaj Bashës, urdhëron shërbimet e Kuvendit që ta bllokojnë

Ruçi hakmerret ndaj Bashës, urdhëron shërbimet e Kuvendit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur të hakmerret ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, pasi ky i fundit nuk pranoi të largohet nga foltorja deri sa të mbaronte fjalimin që kishte përgatitur.

Ruçi urdhëroi 10 minuta pushim dhe kërkoi që kamerat të dilnin nga salla e seancave plenare. Por ai nuk është ndalur me kaq. Sapo Partia Demokratike futi në transmetim direkt në ‘Facebook’ fjalën e kryetarit Basha, Ruçi urdhëroi shërbimet e Kuvendit që të bllokojnë valët në godinë.

Sipas PD, në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit.

Për këtë arsye, fjala e Bashës nuk është dëgjuar as nga përdoruesit e ‘Facebook’.

Basha në Kuvend flet për samitin franko-gjerman: Shqiptarët morën lajmin e keq për negociatat

Të fundit