Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, paralajmëron Luan Rama: Do votojmë kur të vijë koha!

Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, paralajmëron Luan Rama: Do votojmë

Pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për median njoftoi dhe ndryshimet e reja organizative.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk ka patur një reagim të LSI-së në lidhje me  kabinetin e ri qeveritar dhe zgjedhjen e Luan Ramës kryetar Kuvendi, Luan Rama u pëgjigj se do votojë kur të vijë momenti.

“Përsa i përket projektit të mazhorancës për qeverinë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me Kuvendin ne do të gjykojmë dhe do shprehemi kur të vijë koha kushtetuese dhe do votojmë.

Ne jemi të vendosur që të jemi opozitë e fortë, opozitë realiste dhe konstruktive pa asnjë kompromis në dëm të interesit të qytetarëve të vendit.

Mazhoranca ajo është dhe në këtë pikëpamje nuk kam asnjë koment për të bërë. Përsa i përket programit do të reagojmë në Kuvend”, u shpreh ndër të tjera Luan Rama.

Rama bëri të ditur në media dhe ndryshimet e reja organizative brenda LSI-së, kryetarin e grupit parlamentar, nënkryetarët dhe sekretaren.  

Të fundit