Flash News

KRYESORE

Ruçi lëvdon parlamentin "njëpartiak": Ka garantuar legjitimitetin demokratik, trefishuam ligjet e miratuara

Ruçi lëvdon parlamentin "njëpartiak": Ka garantuar

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në fjalën hapëse të sesionit të ri parlamentar, ka thënë fjalët më të mira për sesionin e kaluar, edhe pse partitë kryesore opozitare nuk ishin në Kuvend dhe numri i deputetëve nuk ishte i plotë.

Edhe pse kemi një Parlament "njëpartiak", Ruçi tha se ka garantuar legjitimitetin demokratik. Kryeparlamentari tha se Kuvendi ka rritur përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, edhe pse duhet kujtuar se ligji për median u kundërshtua nga institucionet evropiane dhe u kërkua që të rikthehej për rishqyrtim nga Komisioni i Venecias.

"Kuvendi i Shqipërisë ka kontribut kyç të pazëvëndësueshëm në rrugëtimin europian, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit. Kuvendi ka rritur përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar." tha Ruçi.

Më tej, Ruçi u lëvdua me trefishimin e ligjeve të miratuara gjatë sesionit të kaluar, duke "harruar" se Partia Socialiste kishte shumicën në atë Parlament, madje dhe disa nga deputetët e rinj të futur pas djegjes së mandateve nga opozita dhe se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese që t'i kthente ligjet mbrapsht.

"Gjatë sesionit të kaluar miratuam 115 ligje ose 18 më shumë se gjatë dy sesioneve bashkë të vitit 2019, ndër të cilat 107 propozime të Këshillit të Ministrave dhe 8 nisma deputetësh. 23 ishin nisma të reja, 38 ndryshime e shtesa në legjislacion, 22 marrëveshje dhe 32 akte normative, 29 prej të cilave ishin në përgjigje të pandemisë. Miratuam 75 ligje, 26 akte normative dhe zhvilluam 8 interpelenca më shumë sesa në sesionin e pestë. Trefishimi i akteve ligjore është një tregues thelbësor i produktivitetit ligjvënës.

Gjatë këtij sesioni zhvilluam 11 interpelanca me anëtarë të Qeverisë, kërkuar nga deputetët e opozitës e shumicës. U trefishuan kërkesat për interpelancë, çka provon rritjen e llogaridhënies e transparencës për çështje me ndjeshmëri të lartë publike si rendi, arsimi, shëndetësia, mjedisi e drejtësia." tha Ruçi.

 

Të fundit