Flash News

KRYESORE

Ruçi nuk e mohon një koalicion të mundshëm të PS me LSI

Ruçi nuk e mohon një koalicion të mundshëm të PS me

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një përgjigje befasuese i pyetur për marrëdhëniet e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në intervistën e dhënë këtë të mërkurë në Top Channel, Ruçi tha se nuk mund të thotë se çështja e koalicioneve ka përfunduar.

“Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë”, – tha Ruçi.

Sakaq i pyetur për përplasjen më të fundit politike opozitë-mazhorancë, zgjedhjen e Kryeprokurores, ai tha:

“Në rregulloren e Parlamentit për prokurorinë ka afate, që nëse i mbaron mandati një përfaqësuesi të një organi kushtetues, parlamenti është i detyruar 30-40 ditë që të hapë procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri. Nga momenti që komisioni nxjerr raportin, parlamenti ka vetëm një javë kohë. Nuk ka pasur asnjë nxitim. Ka qenë kryerja e hapave konkretë të institucioneve të shtetit, pasi organet kushtetuese dhe ato të ngarkuara me ligj dhe nëse ka çeduar Parlamenti për të shpejtuar është punë orësh, ose ditësh”, u shpreh ai.

Ruçi hodhi poshtë akuzat e opozitës së përmes procedurave u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Të fundit