Flash News

KRYESORE

Ruçi: Pas pandemisë, Shqipëria mund të shndërrohet në vendin më të sigurt në planet

Ruçi: Pas pandemisë, Shqipëria mund të shndërrohet

Në fjalën e tij hyrëse të seancës së sotme të pazakontë të Kuvendit, që po zhvillohet në kohën e pandemisë, kryetari Gramoz Ruci u ndal te pasojat që kjo pandemi sjell në vendin tonë.

Ai u shpreh se nga situata janë mësuar disa gjëra, dhe e vuri theksin te shëndeti dhe rëndësia e tij. Ruçi tha se situata tregon qartë se duhet të investohet më shumë në shëndetin publik, me argumentin se është shtuar emergjencën për edukimin shëndetësor.

Ndër të tjera, kreu i kuvendit tha se pas kësaj lufte Shqipëria mund të shndërrohet në vendin më të sigurt në planet e madje të të shërbejë edhe për të huajt për të investuar.

Sa më shumë të investojmë për shëndetin publik, pasi jetën nuk mund ta marrim si të mirëqenë.

Si të gjithë ju edhe unë kam ndjerë pasiguri e frikë. Por nga këto duhet të mësojmë se emergjenca për edukatën shëndetësore duhet të rritet.

Kundër kësaj epidemie secili duhet të bëhet doktor i vetes. Edhë një gjë me rëndësi është se situata pas pandemisë mund të na shndërrojë në një vend të sigurt.

Mund të dalim si një nga vendet më të sigurta të planetit, falë masave të qeverisë.

Dhe kjo mund të sjellë njerëz nga vende të tjera në vendin tonë, që të investojnë”, tha Ruçi.

Të fundit